Tentoi të mbysë ish-të dashurën, arrestohet shqiptari në Greqi

84
Sigal

Një 27-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar paraditen e djeshme në Peristeri të Athinës, i akuzuar për tentativë vrasje, pengmarrje, kanosje dhe fyerje të një 22-vjeçareje.

Sipas Policisë, 27-vjeçari është afruar me 22-vjeçaren përmes një platforme në rrjetet sociale dhe pas një komunikimi të shkurtër, 22-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund lidhjes mes tyre. 27-vjeçari shqiptar, megjithatë, mbrëmjen e së hënës ka hipur me forcë 22-vjeçaren në një taksi që kishte në pronësi dhe më pas ka nisur të lëvizë me të, ndërsa në të njëjtën kohë e fyente dhe e kërcënonte se nuk do ta linte të dilte nga automjeti.

NOA

Më pas 22-vjeçarja ka tentuar të dalë nga mjeti në lëvizje, por 27-vjeçari e ka neutralizuar duke i kaluar në qafë zinxhirin e çantës që 22-vjeçarja zotëronte, duke e shtrënguar.

22-vjeçarja ka arritur të çlirohet, pasi zinxhiri i çantës është thyer dhe me ndihmën e disa kalimtarëve që kanë lajmëruar Policinë, është dërguar në stacionin e policisë së Peristerit.