Sigal

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth tentativës së grabitjes sot në Tiranë, ku një person tentoi që të vidhte një argjendari. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha”. Sipas policisë dyshohet se autori ka pasur në dorë një pistoletë lodër.

Informacion Paraprak

Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.

Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.