Të tradhtuar nga jeta luksoze, kapet biznesmeni i kokainës dhe shqiptari

576
Një shqiptar dhe një italian, të njohur me nofkën “Templarët e Osimos” janë arrestuar nga karabinierët, të cilët kanë sekuestruar edhe 1.1 kilogram kokainë shumë të pastër dhe mbi 800 euro.
Të arrestuarit janë shqiptari me inicialet H. F., 39 vjeç, rezident në Passatempo, komuna e Osimos, dhe italiani P. C., 50 vjeç, banues në Osimo, provinca e Anconas, biznesmen.
Ky i fundit është arrestuar pas sinjalizimeve të ardhura nga banorët e zonës, të cilët kishin vënë re lëvizje të dyshuara mjetesh e njerëzish, çka solli nisjen e hetimeve.
Vazhdimi i tyre çoi në zbulimin e shqiptarit, i akuzuar për ruajtjen e sasisë e kokainës, në bashkëpunim me italianin.
Ndërkaq mësohet se italiani ishte një person i respektuar në qytet, tregtar që nuk kishte pasur asnjë problem me ligjin, por me një stil jete të ekzagjeruar e përtej mundësive ekonomike, por në të vërtetë ishte bosi i rrjetit të drogës dhe me xhiro që shkonte e pakta 150 mijë euro në muaj.
Sigal