Të bllokuar në kanionet e Gjipesë që prej mëngjesit, shpëtohen 2 turistët belgë

51
Sigal

Janë shpëtuar në kanionet e Gjipesë, midis Himarës dhe Dhërmiut, dy turistë belgë të cilët kishin mbetur të bllokuar.

Turistët, e moshës 50 vjeç, kishin humbur kontaktet mëngjesin e së enjtes.

Ekipi i zjarrfikësve të Himarës bënë të mundur nxjerrjen e tyre me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.