“Tavolinë pokeri, chipsa dhe letra bixhozi”, procedohet për herë të dytë 26-vjeçari nga Ballshi

434
Sigal

Një 26-vjeçar nga Ballshi është proceduar për herë të dytë nga policia e Mallakastrës, pasi nuk kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të policisë, procedimi për shtetasin Kastriot Mucaj filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

26 vjeçari akuzohet për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”.

Njoftimi nga policia:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit .Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.