Sulm me armë ndaj lokalit të shqiptarëve në Bruksel, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur/ Detajet+Foto

27
Sigal

Dy të vrarë dhe 3 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një lokal me pronarë shqiptarë në Saint-Galles të Brukselit.

Ngjarja mendohet se lidhet me trafikun e drogës. Sulmi me armë ka ndodhur midis orës 01:00 dhe 02:00 pas mesnate në një kafene në “Rue de l’Argonne”, jo shumë larg Gare du Midi.

Autorët e të shtënave mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë, ndërsa plumbat kanë goditur klientët që ndodheshin në tarracën e lokalit.

Dy persona u vranë dhe tre u plagosën. Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të letë, ndërsa dy të tjerët në gjendje më të rëndë.

Capture2

Sipas një burimi të mirëinformuar, autorët kanë udhëtuar me një skuter. Elementet e para të hetimit do të tregonin se ata kishin në shënjestër kafenenë dhe jo klientë të veçantë. Dy personat e vrarë dyshohet se ishin viktima aksidentale.

Ata janë një burrë dhe një grua. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, megjithëse ka dyshime se është e lidhur me drogën. Gjithashtu dyshohet se objektiv i atentatit mund të kenë qenë pronarët shqiptarë të kafenesë.

Numri i lartë i viktimave e bën atë një nga atentatet më vdekjeprurëse të viteve të fundit në Bruksel.

Capture1

Brukseli, dhe veçanërisht distrikti Gare du Midi, ka qenë prej kohësh i rrënuar nga dhuna e lidhur me trafikun e drogës. Në vitin 2023, dhuna e lidhur me drogën la 7 të vdekur, ndërsa 130 persona të tjerë u plagosën rëndë.

Shumë shpesh, ajo përfshin dhunën midis bandave rivale që konkurrojnë për territor për të shitur drogë.