Shtyhet dëshmia e Vocajt e Kuliçajt shkak,debatet e ashpra me Frrokun

447
Sigal

TIRANE – Seanca e radhës ditën e sotme ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është shoqëruar me debate të ashpra çka ka sjellë edhe ndërprerjen e seancës gjyqësore.
 
Mësohet se ish-zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Agron Kuliçaj dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Tonin Vocaj, të ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar, kanë pasur debate të ashpra me të akuzuarin Frroku. Pas debateve në sallë gjykata ka ndërprerë seancën.
 
Për këtë arsye dy ish-zyrtarët e lartë të policisë nuk kanë mundur të dëshmojnë ndërsa seanca gjyqësore dhe dëshmia e tyre është shtyrë. Seanca e sotme ndaj Frrokut është zhvilluar me dyer të mbyllura çka nuk bëhet me dije se për çfarë është debatuar.
 
Të dy, pritet që seancën e ardhshme të japin dëshminë e tyre lidhur me hetimet që janë kryer pas vrasjes së kryekomisar Lamajt, si dhe për njohjen e tyre me biznesmenin Arben Frroku. Kjo pasi pas vrasjes së kryekomisarit, u publikuan disa foto ku Frroku shfaqej në një tavolinë me dy ish-zyrtarët e policisë, Kuliçajn dhe Vocajn. 
arben frroku