‘Masakra’, Didi: Xhuvani s’ishte në kërkim, lokalin e kemi kontrolluar

542
Sigal

VLORE – Artan Didi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka folur nga qyteti i Vlorës për vrasjen e 4 fishtë në lokalin e natës në Tiranë. Drejtori i Pergjithshem i Policisë ka përgëzuar efektivët për shpejtësinë e veprimeve të kryera në vendin e ngjarjes. 

“Veprimet e policisë dje ishin veprime të shpejta dhe veprime profesionale dhe une isha dhe në Drejtorinë e Tiranës për të përgëzuar efektivat e policisë që arritën që në një kohë të shkurtër të reagojnë me shpejtësi, me profesionalizëm duke bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar, duke bërë të mundur sigurimin e provave të nevojshme për t’i vënë ata përball drejtësisë dhe për të marrë ndëshkimin e merituar. Siç e thash, policia është një organizëm i gjallë, do punojë për të përmirësuar veten dhe nuk pretendojmë që jemi të pagabueshëm, pretendojmë që çdo gjë është në nivelin dhe në pritshmerinë e publikut. Në po tentojmë të përmirësojmë punën, të rrisim rezultatet”, the kreu i policisë së Përgjithshme.

Artan Didi ka deklaruar se në lokalin ku ndodhi vrasja ka pasur vazhdimisht kontrolle nga forcat e policise se shtetit dhe se Konstandin Xhuvani nuk ka qënë në kërkim kur ishte në Tiranë.

“Ai është një lokal si shumë lokale të tjera ku ne kemi informacione, ku ne kemi ndërhyre herë pas here, por duhet të kuptojmë që policimi në demokraci nuk është proces i lehtë sepse ndërkohë që ne duhet të veprojmë për të goditur kriminelet ne duhet të shikojmë që mos cënojmë interesat e bizneseve të ligjshme, të mos cënojme interesat e atyre njerezeve që shkojnë për kënaqësi në këto lokale”, tha Didi.

Ndersa për mundesin e parandalimit te krimeve te tilla, kreu i Policise se Shtetit eshte shprehur se kjo çeshtje duhet te analizohet. 

Këto deklarata Kreu i Përgjithshëm i policisë i bëri nga Vlora ku përgëzoi efektivët e kësaj drejtorie per operacionet e suksesshme të 48 orëve të fundit dhe u kërkoi drejtuesve të policisë së qarkut vlore, të evidetojnë efektivët për dhënien e shpërblimit.
 
Didi takon “Shpiponjat” dhe efektivët e kom.1: Më në fund policia po vepron vet, pa urdhra nga “lart”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi ka falënderuar efektivët e patrullës “Shqiponja” si dhe ata të komisariatit Nr.1 për reagimin e tyre gjatë masakrës në lokalin e natës në kryeqytet një ditë më parë.

Sipas Didit shpejtësia dhe shkathtësia e oficerëve të policisë solli finalizimin dhe kapjen e autorëve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se të gjitha veprimet e kryera treguan që kemi një polici që ka filluar të veprojë vet dhe jo të presë urdhra nga eprorët.

didi me shqiponjat

“Të gjithë ne, kemi filluar një jetë tjetër, duke marrë përsipër barrën e përgjegjësisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, në paqe, por mbi të gjitha pa frikë. Pa frikë nga krimi, nga korrupsioni dhe nga paligjshmëria. Një shoqëri, ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë, duke ju kërkuar që të jeni rojtarët e vlerave të përbashkëta. E pashë të nevojshme dhe të domosdoshme t’ju takoja dhe t’ju falenderoja për veprimet e djeshme” deklaroi Didi gjatë një takimi me efektivët e patrullës “Shqiponja” dhe efektivët e komisariatit numër 1.
 
Sipas tij panvarësisht se ngjarja ishte shumë e rëndë, reagimi i Policisë  së Shtetit është në këmbë dhe ju përgjigjet këtyre situatave me profesionalizmin e duhur.