Policia e Qipros është duke kërkuar shqiptarin që kreu vrasjen e katërfishtë në Ayai Napa të Qipros dhe deri më sot nuk ka qenë në gjendje për ta gjetur.
Vrasësi Aleks Burreli është zhdukur pas kasaphanës që bëri në restoranës. Pas vrasjes, ai u strehua në apartamentin e një 28-vjeçari në Nikosia, që u arrestua. Burreli më pas është zhvendosur në një zonë tjetër dhe mendohet se bashkëpunëtorët janë të kërcënuar me vdekje për të mos folur pasi Burreli ishte njeriu që vrau bashkëpunëorin e tij në krim, Jani Voglin, me një plumb në gjoks.