Shqiptari vetëvritet në spital, hetim një mjeku e dy infermiereve

33
Sigal

Një 54-vjeçar shqiptar, banues në Modica (Raguza), i ka marrë jetën vetes në infektivin e spitalit Maggiore në Itali.

Një gjest nga pacienti që nuk gjen justifikim të dukshëm.

Nën hetim kanë përfunduar dy infermiere dhe një mjek.

Familjarët kanë bërë një denoncim për të kuptuar se çfarë ndodhi natën e 21 nëntorit në dhomën e pavijonit ku ka ndërhyrë stafi mjekësor për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm burrit që ishte diagnostikuar pozitiv me Covid.

Sot autopsin prokurorja Martina dall’Amico, ia ka besuar një mjeke ligjore dhe një psikiatri, nga spitali San Marco në Katania.