Man.United në “mëshirën” e Bayernit, “djajtë” ngecin në Turqi dhe rrezikojnë eliminimin

19
Sigal

Manchester United komplikon rrugëtimin në Champions League, pas barazimit 3-3 ndaj Gallatasarayt në Rams Park (Istanbul).

“Djajtë e kuq” realizuan 2 herë brenda 20 minutash, me Garnacho dhe Fernandes. Vendasit nga Turqia ngushtuan shifrat brenda pjesës së parë, falë Ziyech.

Djemtë e Ten Haag e filluan mirë pjesën e dytë, pasi Mc Tominay dërgoi shifrat në 1-3. Portieri i United, Andre Onana shkaktoi autogol, duke bërë kështu që Gallatasaray të rifutej në lojë (62’).

Të besuarit e Buruk barazuan shifrat me Kerem Akturkoglu në minutën e 71-të, i ndihmuar edhe nga brohoritjet e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit.
Manchester United ka 4 pikë dhe renditet në vendet e fundit të grupit A. Gallatasaray është në vendin e dytë me 5 pikë.

Në sfidën e fundit të grupit, Manchester United do të përballet kundër Bayern Munich në një takim që për ta vlen vetëm fitorja.

Sfida tjetër mes Sevilla dhe PSV është mbyllur në rezultatin dramatik 2-3.

Spanjollët udhëhoqën për disa minuta me rezultatin 2-0, por holandezët barazuan gjithçka, duke u favorizuar edhe prej faktit se Sevilla mbeti me 10 lojtarë.

Në shtesat e fundit të ndeshjes, PSV gjen edhe golin e fitores me anë të Pepi.

Tashmë, për Sevilla është bërë e vështirë. Nëse Lens arrinë të marrë pikë ndaj Arsenalit, spanjollëve mund t’i ikë edhe mundësia për t’u renditur të tretët në grup dhe që të kualifikohen për në Europa League.

PSV me këtë rezultat renditet në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Sevilla në të fundit me 2 pikë.