Shqiptari nuk i ndahet aktivitetit kriminal/ 46-vjeçari kapet në Greqi me kokainë, euro dhe armë zjarri. Para dhjetë vitesh…

156
Sigal

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi u kap me një sasi kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas mediave greke 46-vjeçari shqiptar është arrestuar në zonën Agiou Dimitriou në Athinë. Pas kontrolleve policia i gjetur dy pako me 670 gram kokainë, një pistoletë me 9 fishkekë, 2 peshore elektronike, dy automjete, 16.600 euro, 33.700 lekë shqiptare.

Mediat greke nuk e kanë bërë të ditur emrin e shqiptarit, por raportojnë se ai është i njohur nga policia, pasi para 10 vitesh është arrestuar për shpërndarje kokaine dhe vjedhje.

Po punohet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të shqiptarit.