Shqiptari i papunë bënte një jetë luksi, i sekuestrohen 82 kg marijuanë dhe kokainë

526
Një nga operacionet më të rëndësishme të konfiskimit të drogës është është kryer në Legnano, Milano, për këtë vit shkruan gazeta italiane varesenews.it. Në përfundim të këtij operacioni është arrestuar një 36 vjeçar shtetas italian por me origjinë nga Shqipëria. Shqiptari kishte fshehur rreth 82 kilogramë marijuanë dhe kokainë. Operacioni u bë i mundur falë një koordinimi të mirë organizuar. I arrestuari Florian Kacaj kishte marrë licencën e një bari dhe punonte aty ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja italiane. Fakti që shqiptari nuk punonte më si mekanik dhe kishte të gjitha ato të ardhura e ka bërë policinë italiane që të dyshojë dhe të hetojë mbi të. Biznesi i tij ishte vetëm një aktivitet që mbulonte të gjithë prapavijën kriminale të tij.
Sigal