Shpërthen në flakë në ecje makina në Elbasan, shoferi hidhet i trembur nga mjeti

41
Sigal

Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Elbasan, ndërkohë që ishte në lëvizje.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtërmen, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Automjeti tip kamionçinë është shkrumbuar tërësisht.

Mjeti drejtohej nga një 50-vjeçar, i cili nuk raportohet të ketë pësuar lëndime.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike.