Shpërthen bombula në një lokal në Dardhas, 30 të plagosur, 6 nisen drejt Tiranës

378
Rreth 30 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shëprthimit të një bombule gazi në një lokal në Pogradec. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:50 në lokalin e shtetasit Dashamir Muçka në fshatin Dardhas. Të plagosurit janë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe mësohet se kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 20 nga të plagosurit po trajtohen në spitalin rajonal të Pogradecit, 4 të tjerë kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali, ndërsa 6 persona të cilët gjenden edhe në gjendje më të rëndë shëndetësore po transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Në vendngjarje ndodhen dy autoambulanca, zjarrëfikësja dhe forca të policisë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
 Identifikohen disa prej të plagosurve:
Sigal

1.Agjerim Muçka
2.Ariol Fraholli
3.Florenc Fraholli
4.Drini Hamolli
5.Erion Pera
6.Klodian Dumani
7.Eri Hamolli