Një 33-vjeçar me iniciale M.L është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagranë duke shpërndarë lëndë narkotike të tipit kanbis.
Qytetarit iu sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike si edhe një shumë parash.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në pranga dhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.
Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale;
-S. Z., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.





















