Shpërdoruan detyrën, IKMT kallëzim penal për kryeinspektorin dhe tre zyrtarë të Bashkisë Himarë

60

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallëzim penal për tre zyrtarë të Bashkisë Himarë.

Mësohet se bëhet fjalë për kryeinspektor i IMT, Himarë Renato Hodaj; inspektorin Melseid Nelaj, inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektorin Dhimitër Balaj.

Sipas IKMT-së, pas kontrollit në terren, është vënë re se të kallezuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi.