Shkodër/ U kap me sasi të vogël lëndë narkotike, procedohet 20-vjeçari

20
Sigal

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K.,20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën disa fenelina të ngjashme me ato të Policisë.

•Gjatë natës, në fshatin Rrashkullaj, është tentuar të vidhet me thyerje, në banesën e shtetasit K. V., 40 vjeç.

•Gjatë natës, në fshatin Berdicë e Mesme, është vjedhur një pajisje (transformator) që furnizonte me energji elektrike pompat e ujit të pijshëm të zonës.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorët e këtyre vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.