Shkodër/ Asgjësohen mbi 32 mijë bimë narkotike, në kërkim kultivuesit

445
Uniformat blu të qarkut të Shkodrës kanë asgjësuar këtë të martë 170 parcela të mbjella me bimë narkotike. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave, bimët, të tipit kanabis sativa, ishin mbjellë në zonën e Dukagjinit. Gjithësej policia ka asgjësuar mbi 32 mijë e 670 bimë, ndërsa është sekuestruar edhe një arsenal armësh. Burimet saktësojnë më tej se armët janë gjetur në një shpellë, në afërsi të vendit ku vitin e kaluar u qëllua me armë helikopteri i policisë. 
Sigal