Është shkarkuar nga detyra Drejtori i policisë së burgjeve Enrik Sulejmani, asi hezitoi të zbatonte urdhrin e ministrisë së Drejtësisë për trasnferimin e Ervis Martinajt në spitalin e burgut.
Burimet e mbrëndshme bëjnë të ditur se shkarkimi është bërë për shkak të Ervis Martinajt.
Raportohet se nuk transferoi Martinajn nga spitali privat në atë të burgut. Transferimi u urdhërua nga minsitria e Drejtësisë.
Ervis Martinaj, një prej të plagosurve në ngjarjen e ish-Bllokut është transferuar pas shumë tensioneve në spitalin e burgut.
Tranferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe pas kundërshtimeve të spitalit privat ku ishte shtruar Martinaj.
Forcat e rendit kanë kërkuar transferimin e tij në qelitë e burgut ku do të vazhdonte dhe kurimin pas plagosjes në zonën e Bllokut. Kërkesa mësohet se ka shkaktuar tension mes mjekëve dhe forcave të rendit.
Mjekët e spitalit privat ku po merr mjekimin Martinaj kanë kërkuar që ai të vijojë mjekimin në ambientet e tyre spitalore.
Ata kanë theksuar se i lënduari ka ka nevojë për mjekim të specializuar dhe duhet të qëndrojë ende aty.





















