Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur

Policia ka arrestuar shoferin 23-vjeçar që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Pularia” në qytetin e Sarandës.

I riu, Kevin Nora raportohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe i doli përballë gjatë parakalimit, makinës ku udhëtonit tre vajza.

Kevi Norra
Sigal

Përplasja rezultoi fatale për dy prej tyre, motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç. Ndërkohë nga aksidenti mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore.