Detaje të reja janë bërë publike për sherrin që I tha se është përfshirë edhe kreu i bashkisë së Lezhës.
Ka qenë Albert Ndreu vëllai i Pjerin Ndreut kryetarit të Bashkisë së Lezhës që është konfliktuar ditën e djeshme me Franko Bushatin Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në pallatin e Sportit Asllan Rusi teksa luhej ndeshja Vllaznia-Besëlidhja.
Albert Ndreu dhe Franko Bushati fillimisht janë konfliktuar verbalisht më pas fizikisht. Në konflikt është përfshirë dhe Erion Lleshi i cili ka qenë me Albert Ndreun. 3 personat janë shoqëruar në komisariat për të kryer veprimet proceduriale.