Sekuestrohen 22.5 kg kanabis në hotel, arrestohet pronari

469
Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 22.5 kilogramë kanabis sativa në ambientet e një hoteli, në pronësi të 32-vjeçarit Erjon Beqiri.

Blutë e Sarandës sqarojnë se: Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se posedonte lëndë narkotike në hotelin e tij, menjëherë u organizua puna me qëllim kontrollin e objektit dhe kapjen e autorit. Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

“Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informon policia.

Policia arrestoi në flagrancë pronarin e hotelit shtetasin Erjon Beqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.
Sigal