Sarandë/ Shkoi për “jetë nate”, italiani rreh bashkëjetuesen e tij franceze

395
Sigal

Një çift pushuesish italo-francez ka përfunduar në Policinë e Sarandës, pas një zënke. Bëhet fjalë për 36-vjeçaren Karin Denife Suzann dhe 44-vjeçarin italian, Giusepe Bruno Alvini. Sipas pretendimeve të shtetases franceze, bashkëjetuesi i saj italian e kishte goditur atë. Mbrëmjen e së shtunës, ajo kishte shkuar me disa persona të tjerë në pub. 36-vjeçarja ka marrë në telefon Policinë e Sarandës, për të kërkuar një urdhër mbrojtje pasi është qëlluar me shpullë nga 44 vjeçari.