Akuzohet se dhu*noi bashkëshorten, arrestohet 36-vjeçari në Fier

Një 36-vjeçar në Fier ka rënë në pranga pasi akuzohet për dhunë.

Sipas policisë, dyshohet se F.E., 36-vjeç ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Sigal

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. E., 36 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.