Rrogozhinë/ Pas 72 orësh shuhen flakët, digjen 70 hektarë me ullishte, pisha dhe shkurre

286
Sigal

Pas tri ditësh përpjekje në terren janë shuar flakët e zjarrit të rënë në kodrat e fshatit Zambishtë të Rrogozhinës.

Shërbimet e zjarrfikëses së Rrogozhinës bashkë me kolegët e tyre nga Kavaja dhe Peqini, grupet e emergjencave dhe banorë të zonës për rreth 72 orë tentuan të shuajnë flakët. Ndërhyja me helikopter nga ajri ishte e nevojshme për shuarjen e plotë të tyre.

Mbi 70 hektarë me ullishte, pisha dhe shkurre u dogjën si shkak i rënies së zjarrit.