Rrahje dhe sharje mes dy të rinjve në Tiranë, nuk i përmban as policia

171
Sigal

Një sherr ka ndodhur mes dy të rinjve sot pasdite në Shkozë të kryeqytetit.

Dy të rinj janë konfliktuar, shajnë njëri-tjetrin me fjalë të rënda dhe tentojnë që të rrihen edhe në praninë e efektivëve të policisë.

Edhe pse në vendngjarje ishin forcat “Shqiponja”, sërish sherri mes të rinjve nuk është ndaluar. Është dashur që policia të ndërhyjë forcërisht dhe të shoqërojë të dy personat e konfliktuar në komisariat.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, mes tyre ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.