Reforma në Gjyqësor fillon nga vullneti politik

368
Sigal

P/ligji “Për Gjykatën e Lartë” bëhet arenë e luftës së interesave politike

Gjykata e Lartë e shpalli sot të papërdorshme videon e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ku shfaqej vetë ai me vartësin e tij Leonard Beqiraj duke ndarë para mes tyre. Vendimi është marrë me shumicë votash nga Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë”.

Vendimet e Gjykatës së Lartë, në varësi të politikës

Ky është vendimi më i fundit, pardje  i Gjykatës së Lartë, ndërkohë kur në Komisionin e Ligjeve është bllokuar p/ligji ” Për Gjykatën e Lartë”.  Me çfarë të drejte juridike Gjykata e Lartë përcakton videon e korrupsionit të papërdorshëm? Drejtësisë shqiptare dhe shqiptarëve u interesojnë ana formale e fenomenit të korrupsionit, apo përmbajtja? Gjykata e Lartë u interesua të mësojë nëse korrupsioni u zhvillua në video, apo përse videoja u publikua pa lejen e të korruptuarve?  Apo, vendimi i Gjykatës së Lartë u trysnua nga interesat politike? Vendime të tilla, sa mund të kultivojnë të shqiptarët ndjenjën e mirëbesimit te Drejtësia? Mbi çfarë juridiksioni është mbështetur  Gjykata e Lartë që e vlerëson të papërdorshme videon e korrupsionit? Për ta zgjedhuar këtë pyetje, 5 anëtarët e Kolegjit, që dhanë vendimin e sipërpërmendur, a kanë interesa me politikën? Emërimi, si peng i zellit dhe përkushtimit ndaj politikës Cila reformë në Gjykatën e Lartë, do të quhet e suksesshme, sado ligje perfekte të miratosh, kur anëtarët e Gjykatës së Lartë i interpretojnë ligjet, me përkushtimin e zellin e militantit partiak? Emërimi i anëtarëve në Gjykatën e Lartë me 71 vota, do të thotë, që qëndrimi në detyrë varet nga përkushtimi dhe zelli që duhet të dëftojnë anëtarët e Gjykatës së Lartë ndaj atyre që i emërojnë, sesa t’i përkushtohen Drejtësisë! Kështu, që me të drejtë, çdo vendim i marrë nga anëtarë të Gjykatës së Lartë, që janë në varësi të emërimeve politike, është i  paragjykuar. E dyta, anëtarët e Gjykatës së Lartë, a kanë njerëzit e familjes së tyre të punësuar në administratën shtetërore? E kuptoni, besoj, se çdo të thotë kjo. Që çdo nëpunës në administratën shtetërore duhet të dëftojnë përkushtim dhe zell verbal ndaj dëshirave politike të atyre që i emërojnë, ndryshe, ke largimin nga puna. Anëtarë të Gjykatës së Lartë që janë të varur shumëfish nga politika, nuk mundet kurrsesi të japin vendime në kundërshtim me interesat politike. Përkundrazi, nga zelli që anëtarët e Gjykatës së Lartë dëftojnë ndaj politikës që i emëron- kjo e mishëruar në vendimet që marrin në emër të Gjykatës së Lartë,- varet edhe ecuria e karrierës personale. Të tjerat, integriteti dhe aftësia profesionale, janë përralla, për net të gjata dimri. Çfarëdo përmirësimi juridik që mund t’i bëhet ligjeve, neneve, nuk mund të sjellë reformë në Gjykatën e Lartë, vendimet e mara janë interpretim i ligjeve.   Emërimi me 84 vota, e bën gjyqtarin të pavarur nga presioni i shkarkimit