Ra nga vinçi teksa punonte, ky është 35-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Durrës

47
Sigal

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte në Durrës, ku një 35-vjeçar  humbi jetën pasi ra nga vinçi teksa po priste degët e pemëve.

Viktimë mbeti Andi Lala, punonjës i një kompani private.

Lala ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi në të cilin ndodhej gjatë punimeve, teksa ishte duke kryer prerjen e një peme pesha e së cilës ka bërë që i riu të humbasë ekuilibrin.