Punëtori i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i katërt i një subjekti të sekuestruar, kontrata ishte vetëm për pastrim jashtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bashkinë Gjirokastër, ku punëtori i Ndërmarrjes Komunale, Dritan Kopeci, ka rënë nga kati i katërt i godinës së ish-“Kurasjanit” (NSHN), duke përfunduar në gjendje kritike për jetën.

Sipas burimeve për Piranjat news, bashkia kishte lidhur kontratë me subjektin i cili ndodhet në sekuestro, që kishte të bënte vetëm me pastrimin jashtë godinës por në realitet nuk ka ndodhur kështu.

Sigal

Pasi punëtorët e dërguar nga bashkia janë detyruar të pastrojnë brenda godinës, në shkelje të plotë të kontratës, duke mos marrë parasysh kushtet e punës.

Ajo për të cilën kërkohet transparencë është,  kush  dha urdhër për ndërhyrje në ambientet e brendshme?

Sipas raportimeve të Piranjat News, ish-pronari i objektit ka konstatuar miliona euro dëme në makineri, duke pretenduar se pajisje të shumta janë zhdukur. Kjo e bën edhe më të rëndë situatën dhe shton dyshimet mbi atë që po ndodhte realisht brenda godinës.

Pas rënies nga lartësia, Dritan Kopeci u transportua fillimisht në spitalin rajonal, por për shkak të gjendjes së rënduar u nis me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Familjarët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi.

A u respektuan kushtet e sigurisë në punë?

Kush do të mbajë përgjegjësi nëse kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e shkeljeve dhe neglizhencës?