Prokuroria për Krime Elektronike në Greqi, arreston 20 vjeçar shqiptar

379
Sigal

Një shqiptar 20 vjeçar është arrestuar nga Prokuroria për Krime Elektronike në Greqi, pasi shpërndante materiale pornografike për të mitur nëpërmjet internetit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Shpëtim Zinxhiria,i cili raporton se  “Sipas informatave nga Agjencia e lajmeve Athinë-Maqedoni dhe burimet e policisë, 20-vjeçari shtetas shqiptar është përdorues i rrjeteve sociale dhe jeton në Peloponez, mori fotografitë e një 14-vjeçare gjysmë e zhveshur. Në vazhdim kërkonte fotografi të ngjashme duke kërcënuar fëmijën që do të ngarkonte ato që kishte në internet.”

Nga hetimet e Drejtorisë së Krimeve Elektronike, u zbuluan gjurmët e tij në online te përdoruesit në Peloponez, ndërsa pas një hetimi të kryer në shtëpinë e tij, me ndihmën e oficerëve të policisë lokale, po kështu u gjetën me dhjetëra fotografi dhe video të vajzave të zhveshura dhe gjysmë të zhveshura, ndër të cilat dhe fotografitë e 14 vjeçares.

Tashmë 20 vjeçari rrezikon shumë, ndërsa materialet e konfiskuara i kanë kaluar Drejtorisë së Hetimeve Kriminale për një test laboratorik.