Prenë kangjellat dhe u “zhdukën” me kamionçinë, publikohen fotot e shqiptarëve që u arratisën nga burgu në Greqi

233
Sigal

Mediat greke kanë publikuar fotot e katër shqiptarëve të arratisur nga dhomat e paraburgimit në qytetin e Chania-s.

Shqiptarët së bashku me një tjetër shtetas pakistanez prenë me limë kangjellat e burgut dhe mundën të largohen me nje kamionçinë nga ambientet e komisariatit ku po qëndronin.

Te arratisurit:

1. O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”

Kujtojmë se personat e mësipërm mbërritën në Chania mëngjesin e së shtunës për t’u transferuar në burgun e Chanias.

Në pritje të transferimit për në burgun rural, katër shqiptarët dhe pakistanezi mundën të finalizojnë arratisjen mëngjesin e të hënës.

Të dënuarit që transferohen ne burgje rurale si ai i Agias, janë persona qe kane kryer 8 vite burg në rast dënimi me burgim të përjetshëm, “Isovia”, ose ata që kanë kryer 1/5, për dënime mbi 10 vjet.

Gjithashtu nevojitet që të burgosurit të kenë marrë të paktën një herë leje nga burgu dhe të jenë kthyer, si dhe të kenë pasur sjellje të mirë.

Prenë kangjellat dhe u “zhdukën” me

Prenë kangjellat dhe u “zhdukën” me

Prenë kangjellat dhe u “zhdukën” me

Prenë kangjellat dhe u “zhdukën” me

Prenë kangjellat dhe u “zhdukën” me