Prangoset doganieri në Korçë, kontrabandë drush në Greqi

672
Policia e Korçës ka vënë në pranga një doganier si dhe një agjent doganor e një drejtues subjekti privat, të cilët janë të përfshirë në një rast të kondrabandës së druve të zjarrit.
Siç bën të ditur policia e Korçës, arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar ‘Pyjet” në kuadër të luftës, kundër trafikimit të paligjshëm të lëndëve drusore, ku është bërë ndalimi i Indrit Cenaj, 36 vjeç me detyrë doganier kontrolli fizik, pranë Degës Doganore Elbasan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”Namik Idrizi, 56 vjeç, me detyrë agjent-doganier, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave” dhe Agim Pisha, 46 vjeç, me detyrë administrator i njw subjekti për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”) të tre, banuesa në Elbasan.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Punonjësve të Policisë, në Pogradec në vendin e quajtur “Enkelana” janë gjetur dy mjete tip kamion trajler, të cilët ishin të ngarkuar me 60 m 3, lëndë drusore, rezultoi se agjenti doganor, shtetasi Namik Idrizi dhe shtetasi Agim Pisha, kanë dokumentuar të dhëna të rreme, në deklaratën e eksportit të këtyre dy mjeteve.
Kamionët ishin me targa: AA126 IS koka dhe EL 2511C trajleri, me drejtues shtetasin G. H dhe AA453 DJ koka dhe ACR944 trajleri, me drejtues shtetasin R. M, po e transportonin, këtë sasi, në drejtim të shtetit Grek. 
Sigal