Policia: Rrufeja shkatërron 2000 shishe uiski tek Gjiri Lalësit

506
Sigal

DURRËS-Teksa krimi pushton vendin, komunikatat zyrtare të policisë, në misionin e ‘transparencës’ dhe ‘sukseseve’ japin dhe lajme limonadë… I tillë është dhe ai i dhënë dje lidhur me dëmtimin e 2000 shisheve uiski në një kantinë në Gjirin e Lalësit nga rrufeja’. “Më datë 02.09.2014, rreth orës 02:10, në Gjirin e Lalëzit, ka rënë zjarr në kontenierin e një lokali në të cilin ndodheshin  rreth 2000 copë shishe uiski dhe pije të tjera alkoolike. Nuk ka të lënduar. Vijon kryerja e veprimeve të para.  Paraprakisht mendohet se zjarri është shkaktuar nga rrufeja”,- thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.