Policia Edi Ramës, vazhdon të zbatojë urdhërat politikë.
Në vend që të ndalojë blerësit e votave, ka vendosur që të ndalojë denoncuesit. Pas rasteve të përsëritura në Dibër, ku janë proceduar penalisht denoncuesit e blerëve të votave, këtë herë policia ka ndaluar bashkëshortin e kandidates për deputete të PD, Elda Hoti.
Ladi Ndoja, së bashku me Amarildo Jushin, kanë bllokuar drejtorin e zyrës së Arsimit të Mirditës, Renaur Kola së bashku me Aleksander Doda, pergjegjes i shendetesise ne Mirditë ishin duke blerë vota.
Por policia në vend që të ndalonte blerësit, ka ndaluar denoncuesit.
Së bashku me Ndojën është arrestuar edhe Amarildo Jushi.