Policia arreston autorin pas disa orë negociatash, vrau për një vijë uji

439
Pas disa orë negociatash është finalizuar me sukses aksioni për kapjen e Fatmir Bregut, autori i dyshuar i vrasjes së Namik Gjikës, 28-vjeçarit me origjinë nga Lybeshi i Poliçanit, me banim në Lushnje.
34-vjeçari ishte lokalizuar në Fushë-Peshtan, një fshat në të njëjtën zonë ku ndodhi krimi i rëndë.
Fatmir Bregu ka mbajtur larg blutë për orë të tëra, pasi qëllonte në ajër me armën automatike me të cilën dyshohet se kreu edhe krimin, ndërkohë që kërcënonte edhe se do vetëvritej nëse ngushtohej rrethimi.
Pasi i kanë mbaruar municionet, blutë kanë prangosur 34-vjeçarin, i cili vrau bashkëfshatarin Namik Gjika, pas konfliktit të momentit për një vijë uji.
28-vjeçari ka humbur jetën menjëherë për shkak të plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, në pronën e viktimës, i cili ishte fqinj me autorin e dyshuar. Ndaj 34-vjeçarit Fatmir Bregu rëndon akuza e vrasjes së qëllimshme.
Sigal