Ishte duke shkuar në Greqi me autobus, por i moshuari ka ndërruar jetë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku Dh.L., 80 vjeç është kuptuar që ka vdekur vetëm në momentin që ka mbërritur në doganën e Kapshticës.
Sipas burimeve policore, autobusi me targa “NIX9513” udhëtonte drejt Greqisë dhe kishte zbritur pasagjerët për të dorëzuar pasaportat në pikën kufitare.
Aty është konstatuar se 80-vjeçari nuk kishte shenja jete.
Nga këqyrja e kufomës u konstatua se nuk kishte shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore.
Paraprakisht huhet se vdekja i ka ardhur nga shkaqet natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Vdekje natyrale”.