Po rregullonte çatinë e një shtëpie, por ra në kontakt me energjinë, humb jetën 45-vjeçari në Maliq

55
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Maliq.

Një 45-vjeçar, punëtor ndërtimi, po rregullonte çatinë e një shtëpie në fshatin Maliq, në bashkinë e Maliqit, kur ra në kontakt me energjinë dhe ndërroi jetë.

Mësohet se Leonard Ymeri, nga fshati Goskove e Korçës ka humbur jetën rrugës për në spital.