Po kërkonin 3 grabitës, policia italiane sekuestron 100 kg drogë të ardhur nga Shqipëria

618
Një sasi e madhe drogë që dyshohet se ka prejardhje nga Shqipëria është sekuestruar ditën e sotme nga policia italiane. Në fakt aksioni, gjatë të cilit u sekuestrua 1 kuintal lëndë narkotike e llojit marijuanë, ishte nisur për tjetër operacion.
Autoritetet italiane kishin nisur kërkimin e autorëve të tri grabitjeve të ndodhura në Carovigno, San Michele Salentino dhe Latiano por aksioni u finalizua nga policia e Latiano, e cila ishte sinjalizuar për një ngarkesë të madhe droge në territorin e Francavilla Fontana.
Ende nuk janë dhënë detaje për operacionin dhe as emra personash të përfshirë në këtë rrjet trafiku droge.
Është shpallur në kërkim një person, ndërkohë që një grua, sipas policisë, mamaja e tij, është marrë në pyetje
Sigal