Po kalonte rrugën, qytetari përplaset nga makina në aksin Korçë-Pogradec

105
Sigal

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Lumalas.

Qytetari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një makinë. Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.