La Sapienza, Universiteti i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreativ.
“Ilaria Sula, studente e Sapienzës, të mos harrojë të gjitha gratë viktima të femicideve, e ardhmja e të cilave nuk mund të shkruhet më”, shkruhej në pllakën e dedikuar.
Ceremonia u zhvillua në prani të rektores Antonella Polimeni, prindërve dhe vëllait të Ilarias, të cilët së bashku zbuluan pllakën kushtuar asaj.
Iniciativa u organizua me rastin e 722 viteve të historisë që nga themelimi i Universitetit më 20 Prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII dhe 90-vjetorit të qytetit universitar më 31 Mars 1935.
22-vjeçarja shqiptare u vra barbarisht nga ish-dashuri i saj filipinez Mark Antony.
Dyshohet se krimi ndodhi në dhomën e gjumit të 23-vjecarit, ku janë gjetur gjurmë gjaku edhe pse ishte punuar shumë për fshirjen e tyre. Ndërsa në makinën e Mark Sampson nuk kishte gjurmë të tilla, çka ka ngritur dyshimet se trupi është transportuar me një mjet tjetër.
Bashkëpunëtore në krim është edhe nëna e autorit, e cila ka pranuar para policisë se ka ndihmuar djalin e saj për të fshirë gjurmët e gjakut nga dhoma ku ndodhi e gjithë ngjarja.