Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Bëhet me dije se disa persona janë përfshirë në një sherr me thika, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Nuk dihet se kush janë personat që janë përfshirë në sherr.
Mësohet se të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




















