Plagosje në Malësi të Madhe, vëllezërit qëllojnë me armë 32-vjeçarin

646
Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, në fshatin Kamicë, ku pas nje konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç, banues në këtë fshat.
Menjëhere janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve, që rezultojnë të jenë vëllezërit L. H 42 vjeç, dhe L. H. 48 vjeç.
Shtetasi Y. B, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punohet për sqarimin e rrethanat të ngjarjes.
Sigal