Plagosje me thikë në Shkodër, në kërkim autori

498
Një person është plagosur me thikë në lagjen « Dergut » në Shkodër. Burime nga policia thanë se shtetasi B. G. 50 vjeç, banues në Shkodër u plagos rreth orës 14 :20 të ditës së sotme. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake, policia ka mundur të identifikoj autorin e plagosjes, shtetasi me iniciale I. H. banues në Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal