Plagosja e 27-vjeçarit në Sauk, ja kush është autori i krimit

464
Sigal

Detaje të reja dalin në dritë për përplasjen me armë zjarri në Sauk, ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar i identifikuar si Ervis Murati.

Ngjarja ka ndodhur përballë Akademisë së Policisë, ndërsa autor i dyshuar për ngjarjen është një student pranë kësaj akademie.

Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Sherri mes tyre mësohet se ka nisur për motive banale. Burimet nga Policia treguan se sherri mes protagonistëve ka nisur për zënie të rrugës nga makina e njërit prej tyre. Pas kësaj ata janë përplasur me armë, por fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor.