Plagosi një shtetas me thi’kë në Shkodër duke i shkaktuar plagë të rënda, arrestohet autori i ngjarjes (EMRAT)

86
Sigal

Një ngjarje e rëndë u raportua pak më parë nga qyteti i Shkodrës.

Në lagjen Parrucë, pranë Drejtorisë së Tatimeve, shtetasi Zyhdi Shpejtimi ka qëlluar me thikë shtetasin Bledar Troshani me të cilin dyshohet të jenë të afërm. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti për të cilin nuk dihen motivet.

Menjëherë shtetasi Bledar Troshani është transportuar në Spitalin e Shkodrës ku dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra dhe po i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

Policia e Shkodrës ka ënë në pranga Zyhdi Shpejtimin dhe e ka shoqëruar në komisariat për të zbardhur motivin e ksaj ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 44-vjeçar, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.