Plagosi me kosore vëllanë dhe mbesën, arrestohet 59-vjeçari nga Dukati

69
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orikum, ku një 59-vjeçar ka plagosur me kosore vëllanë dhe mbesën e tij.

Policia bën me dije se është arrestuar autori me inicialet I. H..

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 59 vjeç, banues në Dukat, Vlorë, pasi pasditen e djeshme, ka dëmtuar me mjet prerës (kosore), vëllanë e tij, shtetasin N. H., 74 vjeç, banues në Dukat, dhe vajzën e 74-vjeçarit, shtetasen A. B., 47 vjeçe, të cilët po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.