“Pija freskuese i ra nga dora”, 42-vjeçari u vra pas daljes nga marketi. Policia: Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje

41
Sigal

Baba i tre fëmijëve, 42-vjeçari Nikolin Lekstakaj u vra pasditen e sotme pasi doli nga një market, në të cilin kishte blerë një pije freskuese.

Emri i tij nuk është i njohur për mediat, pasi siç bëhet me dije nga burime, ai ka qenë një njeri i qetë i cili merrej me blegtori dhe ishte kthyer nga Londra disa vite më parë. Sakaq, mbiemri i tij, njihet për hasmërinë me fisin Nikulaj.

Përmendim, rastin e ekzekutimit të Ardian Nikulajt, në të njëjtën datë, në muajin prill.

Kjo vrasje, ka ndodhur vetëm 300 metra larg, nga banesa e viktimës, ku mësohet gjithashtu se banesat e dy fiseve i ndajnë vetëm 1 kilometër në vijë ajrore.

Autorët janë të paidentifikuar, por dyshohet se kanë qenë dy, ku njëri drejtonte mjetin dhe tjetri ka lëshuar ‘breshëri plumbash’ drejt 42-vjeçarit, trupi i të cilit është larguar pas 30 minutash nga vendngjarja.

Sipas informacioneve, disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur vëllai dhe babai i viktimës.

Nga ajo që është bërë e ditur deri në këto çaste, dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe se e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës viktimën, për të gjetur çastin kritik, kur ai ka qenë i pashoqëruar.

Alfred Elezi, Drejtori i Policisë vendore të Lezhës është deklaruar për mediat rreth atentatit ndaj Nikolin Lestakajt i cili ishte duke dalë nga marketi. Dyshimet e autoriteteve janë për një hakmarrje ose gjakmarrje.

Policia: Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje. Po sigurojmë të gjitha provat.