Persona të paidentifikuar thyejnë derën e KZAZ në Kavajë

107
Sigal

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë. Në shkollën 15 Marsi, në lagjen nr 3, ku ka qenë dhe vendndodhja e kësaj KZAZ-je, është thyer dera nga persona të paidentifikuar.

Nga burimet mësohet se, ata janë futur në brendësi të godinës dhe janë larguar menjëherë pasi janë vënë re nga kalimtarë të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje, po ende nuk dihen shkaqet.

Priten informacione të mëtejshme.