Ndahet nga jeta reperi i njohur me famë botërore

594
Sigal

Reperi i njohur botëror Pop Smoke, është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në shtëpi raporton TMZ.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30, teksa reperi ndodhej në një shtëpi në Hollyëood Hills, 2 burra të veshur me kapuç dhe maska hynë brënda dhe e qëlluan për vdekje.

Ata qëlluan me armë dhe plagosën rëndë të riun 20-vjeçar dhe më pas u larguan në këmbë.

Pop Smoke u dërgua menjëherë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Ëest Hollyëood, ku u shpall i vdekur.

Të dyshuarit nuk janë kapur dhe madje as nuk janë identifikuar. Është e paqartë nëse Pop Smoke i njihte atentatorët.

Një burrë u vendos në pranga, por policët provuan që ai nuk ishte i përfshirë në vrasje dhe u la i lirë.

Reperi thuhet se po qëndronte me qira në banesën në Hollyëood Hills, pasi ajo i përket bashkëshortit të Teddi Mellencamp, Edëin Arroyave, i cili ka në pronësi disa shtëpi në Los Angeles.